Prishtinë, 5 tetor 2016
Për banorët e Buzovikut, 8 tetori ishte më e veçantë për faktin se ata  bënë inaugurimin e xhamisë së re, njëherit e para në historinë e këtij fshati.Në ceremoninë e inaugurimit, në mesin e besimtarëve të shumtë,  të pranishëm ishin përfaqësues të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Institucioneve komunale me kryetarin  Sokol Haliti, i cili i ka uruar banorët e Buzovikut për këtë xhami të re pasi ky fshat ishte i vetmi që kishte mbetur pa këtë tempull fetarë.

Një fjalë rasti në këtë solemnitet, e mbajti edhe Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës Sabri ef.Bajgora, i cili mes tjerash,  iu drejtua banorëve se me ndërtimin e kësaj xhamie, e dëshmuat vlerën e madhe që ka besimi në Zot për ju.Bajgora ka bërë të ditur se deri në fund të vitit, në Kosovë do të përurohen edhe 10 xhami të reja.  Kryetari i KBI në Viti, Husamedin Hoxha, veç tjerash,  tha se  xhamitë janë   një vend i shenjtë i adhurimit,  lutjeve e predikimit. Aty  bashkohen  të gjithë ata që njohin Zotin dhe i ruhen veprave të liga. Ndërtimi i kësaj xhamie u financua nga banorët e këtij fshati dhe me mbështetjen e KBI në Viti. {gallery}buzoviku{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…