Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim Tërnava, më 4 shtator priti një grup grash shqiptare prej 40 vetash nga Bursa e Turqisë të cilët qëndruan në Kosovë  për disa ditë.
Me këtë rast Myftiu Tërnava falënderoi mysafirët për këtë vizitë  dhe ju kujtoi atyre se kanë një amanet shumë të madh që fëmijëve tuaj tua shpjegoni  dhe mësoni se kanë prejardhje shqiptare dhe se  neve me Bursën na lidhin shumë gjëra.

{jathumbnail}Ai poashtu  njoftoi mysafirët për jetën fetare  në Kosovë, roli i institucionit të BIK në si përgjegjëse dhe bartëse e jetës fetare  në tërë Republikën e Kosovës. Në Kosovë kemi 800 xhami, 5 medrese, 30 këshilla të BIK-së, kemi medrese të Hivzit, kurse serbët gjatë luftës i kanë shkatërruar 218 xhami por  të gjitha i kemi ndërtuar. Poashtu i kemi ndërtuar edhe 400 xhami të reja, dhe së shpejti do të fillon ndërtimi i një xhamie të madhe në Prishtinë. Unë falënderoi popullin dhe qeverinë turke që kanë ndihmuar Kosovën  shumë para luftës, gjatë dhe tash pas lufte. “Ju e dini se para 623 vitesh këtu erdhi Sulltan Murati i cili edhe ra shehid këtu në Kosovë. Dhe, ne mbi 623 vite jemi mysliman. Organet e tij të brendshme  të  trupit të tij  janë këtu  afër Prishtinës kurse trupi i tij gjendet në Bursa. Ju me këtë vizitë  keni dhënë një mesazh dhe një freski  vendit tonë. Ky mesazh është që nuk e keni harruar vatanin tonë, vendit e të parëve tanë. Kosova po përballet me shumë problem dhe sfida. Mirëpo sot Kosova është e lirë, shtet i pavarur, mirëpo për të arritur deri tek ky shtet ka rënë  shumë shehid, Mbi 1.5 milionë ishin burgosur, kurse mbi 5 milionë janë detyruar të emigrojnë. Mirëpo ne kemi qëndruar këtu  edhe pse kemi pasur serbin por edhe sistemin komunist  që kanë  shkatërruar shumë xhami “, tha Myftiu Tërnava duke shtuar se këtu në Kosovë ju do të takoni shumë gra dhe ato do të ju rrëfejnë për vuajtjen dhe vështirësitë e tyre që kanë pasur deri më sot. Ai në fund falënderoi edhe Rexhep Gunduzin dhe shoqatën që ai drejton , dhese ai është një aktivist shumë i madh dhe që ka bërë shumë për Kosovën.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…