Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim Tërnava, më 4 shtator priti një grup grash shqiptare prej 40 vetash nga Bursa e Turqisë të cilët qëndruan në Kosovë për disa ditë.
Me këtë rast Myftiu Tërnava falënderoi mysafirët për këtë vizitë dhe ju kujtoi atyre se kanë një amanet shumë të madh që fëmijëve tuaj tua shpjegoni dhe mësoni se kanë prejardhje shqiptare dhe se neve me Bursën na lidhin shumë gjëra.
{jathumbnail}Ai poashtu njoftoi mysafirët për jetën fetare në Kosovë, roli i institucionit të BIK në si përgjegjëse dhe bartëse e jetës fetare në tërë Republikën e Kosovës. Në Kosovë kemi 800 xhami, 5 medrese, 30 këshilla të BIK-së, kemi medrese të Hivzit, kurse serbët gjatë luftës i kanë shkatërruar 218 xhami por të gjitha i kemi ndërtuar. Poashtu i kemi ndërtuar edhe 400 xhami të reja, dhe së shpejti do të fillon ndërtimi i një xhamie të madhe në Prishtinë. Unë falënderoi popullin dhe qeverinë turke që kanë ndihmuar Kosovën shumë para luftës, gjatë dhe tash pas lufte. “Ju e dini se para 623 vitesh këtu erdhi Sulltan Murati i cili edhe ra shehid këtu në Kosovë. Dhe, ne mbi 623 vite jemi mysliman. Organet e tij të brendshme të trupit të tij janë këtu afër Prishtinës kurse trupi i tij gjendet në Bursa. Ju me këtë vizitë keni dhënë një mesazh dhe një freski vendit tonë. Ky mesazh është që nuk e keni harruar vatanin tonë, vendit e të parëve tanë. Kosova po përballet me shumë problem dhe sfida. Mirëpo sot Kosova është e lirë, shtet i pavarur, mirëpo për të arritur deri tek ky shtet ka rënë shumë shehid, Mbi 1.5 milionë ishin burgosur, kurse mbi 5 milionë janë detyruar të emigrojnë. Mirëpo ne kemi qëndruar këtu edhe pse kemi pasur serbin por edhe sistemin komunist që kanë shkatërruar shumë xhami “, tha Myftiu Tërnava duke shtuar se këtu në Kosovë ju do të takoni shumë gra dhe ato do të ju rrëfejnë për vuajtjen dhe vështirësitë e tyre që kanë pasur deri më sot. Ai në fund falënderoi edhe Rexhep Gunduzin dhe shoqatën që ai drejton , dhese ai është një aktivist shumë i madh dhe që ka bërë shumë për Kosovën.