Prishtinë, 8 mars 2013
Myftiu Tërnava e ministri Buja dakordonen që të rishqyrtohet udhëzimi administrativ që ndalon nxënëseve të mbuluara mësimin në shkollat publike
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava në takim që pati sot me Ministrin e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, dr. Ramë Buja, ka kërkuar që të tërhiqet Udhëzimi Administrativ nr 6/2010 të datës 11 maj 2010, me të cilin po pengohen nxënëset që bartin shami të ndjekin procesin mësimor në sistemim publik të arsimit.

Duhet që t’u krijojmë mundësi të gjithë nxënësve tanë që të shkollohen, e jo që t’u nxjerrim pengesa për shkak të bindjeve fetare. Ministria e arsimit të shoh përvojat e shkollave në vendet e Evropës perëndimore, ku nxënëset nuk diskriminohen për shkak të përkatësisë fetare.
Myftiu, gjithashtu, tha se Bashkësia Islame së bashku me Ministrinë e Arsimit është e gatshme që të përcaktojnë një lloj të veshjes sipas parimeve islame.
Ministri Ramë Buja tha se është i përkushtuar që të rishqyrtohet Udhëzimi administrativ, ne jemi të përkushtuar që nxënësve  tu mundësojmë të drejtën e shkollimit.
“Ministri për çështjet që kanë të bëjnë me fenë do bashkëpunojmë me  BIK si institucion kompetent”-tha ministri Buja.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…