30 tetor 2019

Në kuadër të aksionit “Libri më afër lexuesit”, sot me datë 30 tetor 2019, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese të BIK-ut, z.Ramadan Shkodra dhe zëvendëskryeimami, Fatmir ef. Iljazi, të shoqëruar edhe nga kryetari i Këshillit të BI-së sëë Gjakovës, Ahmet ef. Hoxha, vizituan bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ku u pritën nga drejtori i bibliotekës, z. Engjëll Berisha.
Drejtori i bibliotekës i njohu zyrtarët e Kryesisë së BIK me historikun, fondin, librat, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet biblioteka “Ibrahim Rugova” në Gjakovë.
Ndërsa, drejtori për Kulturë e Veprimtari Botuese në Kryesinë e BIK-ut, e njohu nikoqirin me historikun e veprimtarisë botuese në kuadër të BIK-ut, si dhe për qëllimin e aksionit “Libri më afër lexuesit”.
Përfaqësuesit e BIK-ut i dhuruan bibliotekës “Ibrahim Rugova” botimet e Kryesisë së BIK-ut, respektivisht Shtëpisë Botuese “Dituria islame” prej 113 tituj në 337 kopje të fushave e disiplinave të ndryshme.
Aksioni “Libri më afër lexuesit” do të vazhdojë ditëve në vazhdim edhe në qendrat e tjera në Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…