Nën organizimin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik OIC dhe Republikës së Turqisë, në Stamboll po mbahet samiti i tetë me radhë i produkteve hallall, “Helal Expo 2021”, ku po merr pjesë edhe Bashkësia Islame e Kosovës, përmes Kosova Halal Institute, si trupë certifikuese e produkteve hallall në Kosovë.

Në këtë samit po marrin pjesë 36 shtete me mbi 378 kompani ndërkombtare të profileve të ndryshme me produktet e tyre halal.

Helal Expo 2021 synon rritjen e vetëdijes së konsumatorit me konceptin e të jetuarit hallall dhe rritjen e shkëmbimit tregtar të produkteve hallall.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…