Prishtinë, 15 shkurt 2018
Sot nga Prishtina u nis edhe grupi i dytë i besimtarëve drejt vendeve te shenjta. Së pari do të vizitojnë Medinën e Pejgamberit a.s., ku do të qëndrojnë për 4 ditë rresht, për të vazhduar më pas drejt Bejtullahit në Mekën e Bekuar dhe për të kryer Umren. Në Mekë do të qëndrojnë 6 ditë, ku do të kenë mundësinë të realizojnë katër umre dhe vizitat në vendet e shenjta, si në Arafat, Mina e Muzdelife.