Prishtinë, më 21 prill 2023
Besimtarë të shumtë në Kosovë, por dhe më gjerë po kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit, festë kjo e cila vjen pas agjërimit të muajit Ramazan.
Besimtarë të shumtë anekënd trojeve shqiptare janë bashkuar në orët e para të mëngjesit për të falur namazin e sabahut e më pas edhe atë të Fitër Bajramit.
Manifestimi qendror në Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Fillimisht u ligjërua për festën e Fitër Bajramit dhe rolin e Ramazanit nga teologu Muhamed Stublla.
Manifestimi vijoji më pas me faljen e namazit të sabahut e më pas edhe të Bajramit, të cilit i priu kryeimami i Kosovës, Vedat ef, Sahiti, ndërsa hytben e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili përçoi mesazhe paqeje, solidariteti, afërsie mes njëri-tjetrit.
Veç tjerash Myftiu Tërnava apeloi te të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos largohen nga vendi, por njëkohësisht edhe të krijohen kushte më të mira.
Besimtarët janë ata që e ndjenjë më së shumti këtë festë, e cila vije pas agjërimit të Ramazanit, por edhe ibadeteve të tjera të shumta.
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame si tradicionalisht organizon pritje për urim në selinë e Kryesisë me fillim nga ora nëntë e mëngjesit deri në mesditë.