Prishtinë, më 9 korrik 2022

Besimtarët myslimanë po festojnë sot festën e Kurban-Bajramit, festë kjo e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njëri-tjetrit.

Ceremonia kryesore e faljes se namazit të Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Ligjëratën kushtuar festës së Kurban-Bajramit e mbajti Orhan Bismilaj, namazit të Kurbanit Bajramit i priu Burhan Hashani, ndërsa hytben e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Ternava, në këtë hytbe potencoi rëndësinë e kryerjes së haxhit si shtyllë e Islamit dhe solidaritetin e besimtarëve me therjen e kurbanit.

“Festa e Kurban Bajramit na vjen si një rikthim i vlerave burimore që posedon feja jonë, na rikujton sakrificën, humanitetin, ndihmën ndaj njerëzve që kanë nevojë. Atëherë pse të mos ndihmojmë njëri-tjetrit edhe përmes therjes së kurbanëve dhe të gëzojmë fëmijët jetim dhe familjet që kanë nevojë që tryeza e tyre të paktën për këtë festë të jetë e begatë.

Myftiu Tërnava nga kjo hytbe përçoi mesazhet e tij për paqe në gjithë botën, duke potencuar se feja islame thëret për paqe dhe në asnjë mënyrë në dhunë.

“Islame fe hynore nuk thërret për luftë, por për paqe. Islami është kundër gjakderdhjeve, vrasjeve, dhunimeve, shkatërrimeve të infrastrukturës që njerëzit me mund e kanë ngritur për të bërë një jetë sa më të qetë dhe të lumtur. Është e padrejtë që shteteve dhe popujve të ndryshme tu imponohet lufta e cila shkakton vrasje dhe shkatërrime.”

Festa e Kurban-Bajramit për besimtarët myslimanë vjen pas kryerjes së obligimit të haxhit, ku nga Kosova 741 besimtarë kanë kryen haxhin këtë vit. Ndërsa që nga falja e namazit të Bajramit besimtarët myslimanë therin kurban për të dëshmuar sakrificën ndaj Krijuesit dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…