Prishtinë, 15.08.2018
Sot në orët e para të mëngjesit ka arritur në Meke edhe grupi i fundit i besimtarëve kosovarë që sivjet do e kryejnë Haxhin.
Në pritje të tyre kanë dalë përfaqësuesit e drejtorisë së Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët menjëherë kanë filluar me akomodimin e tyre në hotel. Pas kësaj pritet që ata të fillojnë me kryerjen e Umres.
Ky ishte grupi i fundit për këtë vit që udhëtoi për në Meke, për ta kryer Haxhin, e që kompletonte numrin prej 1083 besimtarëve.
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se deri tani të gjithë janë shëndoshë e mirë dhe gjithçka është duke shkuar sipas planit të paraparë.