Prishtinë, më 16 mars 2024

Në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, u shtrua iftar madhështor, tashmë tradicional për mbi 800 persona nga të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Ky iftar i përbashkët, organizim i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dhe organizatës “Swiss Barakah Charity”  mblodhi në një vend qytetarë të shumtë, të cilët pavarësisht motit me shi e shijuan bashkërisht iftarin.

Drejtori i Bereqetit, Behxhet Ajvazi, foli rreth organizimit të iftari duke falenderuar të gjithë ata që kontribuan.

Kurse përfaqësuesi i “Swiss Barakah Charity”, z. Ardian Mehmeti, foli rreth bashkëpunimit me Shoqatën “Bereqeti” dhe tha se shtrimi i iftareve do të organizohet edhe në komuna të tjera të vendit.

Përfaqësuesja e Shoqatës së Grave për Aktivitete Sociale dhe Këshillime Psikologjike, znj. Sabrie Rexhepi, falënderoi Shoqatën “Bereqeti” për mbështetjen e vazhdueshme.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” me bashkëpunëtorë gjatë gjithë muajit  Ramazan do të shpërndajë ndihma për nevojtarë, si dhe do të organizojë iftare në shumë komuna të vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…