“Bereqeti” dhuroi produkte elementare për të prekurit nga vërshimet në Skenderaj dhe në Mitrovicë Prishtinë, më 22 janar 2023 Shoqata Humanitare Bamirëse“Bereqeti”, me drejtorin e saj Behxhet Ajvazin dhe me koordinatorin e Skenderajt, Arbnor Sinani dhe koordinatorin e Mitrovicës, Cena Balaj, në bashkëpunim me shoqatën “Swiss Barakah Charity”, kanë qëndruar pranë familjeve të prekura nga vërshimet. “Bereqeti” të dielen ka qëndruar pranë këtyre familjeve, duke u dhuruar pako ushqimore dhe higjienike, batanije, jorgan dhe produkte të tjera të nevojshme. Aktualisht shumë familje në Skënderaj dhe Mitrovicë janë detyruar të lëshojnë shtëpitë, ndërsa të tjerët janë duke u përballur me mungesë të produkteve elementare.