Prishtinë, më 27 mars 2022

Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me fondacionin e Dijanetit të Turqisë kanë filluar shpërndarjen e dy mijë pakove ushqimore. Gjatë ditës së sotme, 100 pako të tilla janë shpërndarë në Prishtinë për rastet sociale, për të vazhduar më pas edhe në komuna të tjera të Kosovës.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, falënderoi Dijanetin e Turqisë për këtë bashkëpunim që edhe këtë vit, po ndihmojnë rastet sociale në prag të muajit Ramazan.

“Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, falënderoj Dijanetin e Turqisë, në këtë rast Ditibin nga Gjermania e cila edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar po ndihmon familjet në nevojë me pako ushqimore”, tha kryeimami Sahiti.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, i cili mes tjerash theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Dijanetit dhe Bashkësisë Islame të Kosovës edhe në fushën humanitare.

“Falënderojmë Dijanetin e Turqisë dhe fondacionin e Dijanetit – Ditibin, që edhe këtë vit para fillimit të Ramazanit në bashkëpunim me Bashkësinë Islame po i dalim në ndihmë qytetarëve të Kosovës dhe sot i dhuruam këto pako ushqimore familjeve në nevojë. Me këtë rast ua uroj muajin e bekuar Ramazan të gjithë kosovarëve”, përfundoi ambasadori i Turqisë në Prishtinë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…