Prof.dr.  Xhasir Al Aude, anëtarë i Unionit  Botërorë të  Dijetarëve Mysliman mban ligjëratë para një auditoriumi të gjerë të imamëve
Në sallën e Fakultetit të Studimeve Islame ( FSI), sot u mbajt një ligjëratë  nga  prof.dr.  Xhasir Al Aude  dhe njëherazi anëtarë i Unionit  Botërorë të  Dijetarëve Mysliman. Në këtë  ligjëratë fetare merrnin pjesë imam,kryetar të Këshillave  të BIK-së dhe profesor të ndryshëm. Në emër të Kryesisë së BIK-së, mysafirit,mirëseardhje i dëshiroi, anëtari i Kryesisë së BIK-së njëherazi drejtor për shtyp dhe veprimtari botuese,  Ahmet ef.Sadriu, i cili prezantoi ligjëruesin dhe theksoi nevojën dhe rëndësinë e ligjëratës për  jetën sfidat me të cilat ballafaqohet myslimanët në këtë kohë.

Në ligjëratë e tij me titull “Mekasid esh-sheria”. Prof. Al Aude në ligjëratën e tij theksoi se tema ka një rëndësi tejet të veçantë pasiqë po shtjellojmë peshën e qëllimit të sheriatit mbi ixhtihadin dhe jetën bashkohore edhe pse është një temë e gjatë dhe e gjerë në të cilën  kanë kontribuar shuam dijetar përgjatë historisë.

Qëllimet e sheriatit duhet të kuptohen në kuadër të shpjegimeve dhe realiteteve të reja  që janë krijuar në kohën tonë bashkohore por gjithsesi duke u mbështetur në trashëgimin dhe historinë islame si model. Tanimë kjo është bërë lëndë që mësohet në  fakultetet islame në përgjithësi mbi mendimin islam. Kjo shkencë sipas tij ndahet në disa pjesë, si shkalla e domosdoshmërive, e nevojave dhe komoditeteve (ose gjërave plotësuese), kurse domosdoshmëritë prapë ndahen në pesë aspekte kryesore: fenë, jetën, nderin,mendjen dhe pasurinë.

Në fund pjesëmarrësit shtruan disa pyetje të cilave prof Xhasir Al Aude iu përgjigj dhe i drejtoi një porosi për të gjithë ata të rinj që mbarojnë shkollat në vendet arabe  që mos të formojnë opinion ndaj botës në përgjithësi prej atje ku kanë mbaruar studimet, sepse secili vend ka  specifikat e veta. Mendimi islam në Kosovë duhet të jetë nga prijësit dhe hoxhallarët vendor dhe reformimi duhet të jetë nga brenda e jo me ide të importuara nga jashtë. Këtu dua të theksoj se BIK si institucion ka kuadro që ndihmojnë dhe bartin misionin  dhe perspektivën islamë në këtë vend. Jo çdo mendim gjen zbatim në Evropë sepse  unë kam shëtitur thuajse çdo vend të Evropës dhe Amerikës  dhe assesi pakicat islame këtu s’kanë nevojë për mendim të ngurta  të cilat neve si vende islame na kanë shkaktuar probleme dhe kokëçarje të mëdha.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…