Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhive 24 gusht 2019 Sonte, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur grupi i parë i haxhive të Kosovës, të cilët sivjet kryen haxhin. Në pritje të haxhive kishin dalë një numër i madh i familjarëve të tyre. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë sipas orareve të parapara. Këtë vit nga Kosova, haxhin e kryen 1080 persona.