Prishtinë,7 nëntor 2013
Myftiu Tërnava priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, z. Andreas Ferrarese i cili fillimisht e uroj Myftiun për rizgjedhjen e tij në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës duke i dëshiruar shëndet e suksese në misionin e tij.

Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin për vizitën në  BIK dhe e njohu atë  me prioritetet e sfidat e Bashkësisë Islame në përgjithësi e  organizimin e jetës fetare  më veçanti.
“Më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe besimtarëve myslimane të falënderoi shtetin italian dhe popullin mik të Italisë që qëndruan pranë Kosovës  si para dhe pas luftës dhe tanimë po ndihmojnë edhe në konsolidimin e shtetit të Kosovës .
Populli i Kosovës gjithmonë do jetë  mirënjohës ndaj të gjithë miqve që na dolën ndihmë në ditë të vështira” , tha mes tjerash Myftiu .
Bashkësia Islame e Kosovës  do vazhdoje të kontribuojë në kultivimin e kulturës së tolerancës dhe bashkëjetesë në paqe e harmoni mes të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…