Prishtinë, më 7 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, Feisal Hefzi.

Në këtë takim, ambasadori, uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i shprehur urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për marrjen e kësaj detyre. Ai i uroi Myftiut Tërnava punë të mbarë, të bereqetshme dhe të suksesshme, duke rikonfirmuar edhe njëherë gatishmërinë e tij dhe të shtetit që ai përfaqëson që të jetë pranë kërkesave dhe nevojave të Bashkësisë Islame në veçanti, por edhe të Kosovës në përgjithësi.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për urimet e tij, duke shprehur kështu falënderimet e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për ndihmat dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë shteti i Arabisë Saudite. Ai tha se si institucion mbesim të përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin e mirë që kemi pasur deri më tani me Ambasadën e Arabisë Saudite në projekte dhe fusha të ndryshme me rëndësi për qytetarët e vendit tonë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …