Me 15 maj Aksioni “Sofra e Ramazanit” i organizuar nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e që për qëllim kishte begatimin e sofrave të iftarit ka gjetur dhe po gjen mbështetje edhe në ditët e sotme. Një përkrahje dhe një mbështetje për këtë aksion, sot erdhi edhe nga Ambasada amerikane në Kosovë, e cila mbështeti këtë aksion me 25 pako ushqimore. Në emër të Ambasadës amerikane, këtë donacion e dorëzoi z. John Bush, zyrtar për të drejtat e njeriut dhe liritë fetare. Zyrtarët e Ambasadës u mirëpritën nga drejtori i Shoqatës “Bereqeti”, Behxhet ef. Ajvazi dhe nga Xheladin ef. Fazliu. Behxhet ef. Ajvazi falënderoi përzemërsisht Ambasadën amerikane për përkrahjen e dhënë për këtë aksion. Ai më tutje njohu mysafirët me historikun dhe me aktivitetet e Shoqatës “Bereqeti” në përgjithësi, si dhe për aksionin “Sofra e Ramazanit” në veçanti. Nga ana e tij, z. Bush, falënderoi dhe përgëzoi Shoqatën “Bereqeti” për aktivitetin e saj humanitar që është duke e zhvilluar për të qenë sa më pranë familjeve nevojtare
-
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua… -
Në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë u përurua xhamia e re
Prishtinë, më 28 shkurt 2025 Me këndim të tekbireve dhe salvateve, sot, në natën e bekuar … -
Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano
Prishtinë, më 27 shkurt 2025Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…