Filluan aktivitetet e muajit Ramazan 2015 Duke filluar nga dita e xhuma, 19.06.2015, ekipi i Ramazanit, i caktuar nga ana e Kryesisë së BIK-ut, dhe i përbërë nga teologë dhe nëpunës të Kryesisë, Fakultetit të Studimeve Islame, Medresesë në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, përfshirë këtu edhe anëtarët e Kryesisë, së bashku me Departamentin e të Rinjve dhe atë të Gruas filluan aktivitetet e tyre fetare nëpër terren.Këto aktivitete përfshijnë ligjërimet në ditën e xhuma, vizitat në namazin e drekës dhe në atë të teravive, në gjithë territorin e Kosovës. Ndërkohë, një ekip tjetër është caktuar për mbajtjen e tribunave, dhe kjo po me kërkesë të Këshillave të BIK-ut.Në xhumanë e pare, më 19.06.2015, nga ana e këtij ekipi u mbuluan këto komuna:– Qyteti i Prishtinës, së bashku me fshatrat përreth– Podujeva– Rahoveci – Drenasi– Podujeva– Fushë Kosova dhe– DragashiNë bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Turqisë (Dijanetin), nëpër të gjitha komunat e Kosovës janë dërguar një ose dy hafizë nga Turqia, të cilët do të falin namazin e teravive. Madje, në disa komuna namazi i teravive do të falet edhe me hatme.Ndërkohë, kah fundi i kësaj jave, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës do të fillojë organizimin e iftareve rajonalë, për imamët dhe nëpunësit tjetër fetarë.{gallery}aktvrmzn15{/gallery}