Prishtinë, 06 shkurt 2014
Me iniciativë të BE, këto ditë po qëndron në Kosovë Komisioni i Venedikut për të diskutuar me të gjitha palët e interesuara për përgatitjen e ligjit për  Bashkësitë Fetare .
Përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut të prirë  nga z.Thomas Markert- drejtor i sekretariatit të  komisionit, takuan sot Myftiu e Kosovës, mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.

“Mosmiratimi i ligjit për bashkëritë fetare ka dëmtuar ato në punën e tyre, si dhe ka penguar realizimin e projekteve të rëndësishme për bashkësitë fetare” – tha Myftiu Tërnava.
Kjo që ka ndodhur deri më tash me bashkësitë fetare nuk duhet vazhduar edhe më tej, ne kemi ngritur këtë çështje me qeveritarët  e parlamentarët tanë – nënvizoi myftiu Tërnava.
Ndërsa, për vizitën e Komisionit të Vendiku, myftiu u shpreh  “Komisioni i Venediku me pranin e tij në vendin tonë, do t’i jap shtytje Institucioneve tona që sa më parë të nisin punën për përgatitjen e ligjit për bashkësitë fetare. Pres që Ju të ndihmoni  profesionalisht Institucionet tona në përgatitjen e një ligji sa më cilësor e sa më funksional”.
Delegacioni i Venedikut në takim me Myftiun u interesua për shumë çështje që pritet të përfshihen në ligjin për bashkësitë fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…