Ka vazhduar edhe sot shpërndarja e mishit nga therja e kurbanëve që është bërë gjatë ditëve të Kurban Bajramit në Kosovë. Nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës është bërë therja e kurbanëve, ndërsa shpërndarja e këtij mishi është duke u bërë ende në shumë qytete e fshatra të Kosovës.

Shoqata Humanitare Bereqeti së bashku me këshillat dhe me organizata të tjera deri më sot kanë bërë shpërndarjen e më shumë se 70 tonë mishi nga therja e kurbanëve, duke quar kështu në vend amanetin e besimtarëve. I gjithë ky aktivitet është duke u karakterizuar me shpërndarjen nëpër shtëpi tek të gjitha familjet.

Gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, “Bereqeti” ka shpërndarë mishin e kurbanit në rajonin e Prishtinës dhe të Prizrenit. Drejtori i Shoqatës Humanitare “Bereqeti” Behxhet Ajvazi, është shprehur i lumtur me punën që është duke u bërë, me qëllimin e vetëm që amaneti i besimtarëve për therjen e kurbanit të shkoi në vend.

Bashkësia Islame e Kosovës edhe këtë vit ka organizuar therjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbanëve, duke u lehtësuar kështu të gjithë besimtarëve kryerjen e këtij obligimi. Bashkësia Islame e Kosovës tashmë ka krijuar përvojë gjysmë shekullore në therjen dhe shpërndarjen e kurbanëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…