Kamenicë, 25 korrik 2020

Sot në varrezat e fshatit Shipashnicë e Epërme të Kamenicës me pjesëmarrjen e familjarëve miqve dhe xhematlinjve u varros hafëz Idriz Dërmaku. Namazit të xhenazes i priu imami nga Shkupi Ferid ef. Selimi, kurse duanë e xhenazes e bëri Fatmir ef. Latifi. Mulla Idrizi një jete të tërë ia kushtoi fesë dhe shërbim të xhematit.

Biografi

U lind në fshatin Shipashnicë e Epërme të Kamenicës, më 1934. Rrjedh nga një familje fshatare e njohur me tradita fetare. Mësimet e para i vijoi te imam i fshatit Ramadan ef. Dërmaku qysh nga mosha 6 vjeçare. Më pas familja duke parë dëshirën e tij të madhe për dije fetare e dërgojnë në Tërnoc të Bujanocit për ta memorizuar Kuranin. Më pas hifzin e vazhdoi te hafëz Shefki Kallaba në Roganë. Memorizimin e Kuranit e përfundon tek Ramadan efendiu në Dobërçan ku në moshën 14 vjeçare e përfundon hafizllëkun e Kuranit. Kërkimin e dijes e vazhdon tek mulla Hysen Hyseni në Tërnoc ku aty mëson gjuhën arabe dhe u aftësua të kuptoj literaturën arabe, akaidin, fikhun dhe shkencat e tjera islame. Detyrën e imamit e filloi në Kopërnicë të Kamenicës ku edhe shërbeu 11 vite. Një kohë shërbeu imam në fshatin Bukovik (Gjilan) kurse më 1972 shërben si imam në Preljep të Deçanit deri më 1978. Më pas për dy vite me radhë shërbeu si imam në xhaminë “Mulla Jusufi” në Gjakovë. Gjatë kohës kur shërbeu si imam në rrafshin e Dukagjinit hafëzi Idrizi shfrytëzoi rastin dhe kreu shkollën e lartë pedagogjike, dega histori-gjeografi në Gjakovë në 1980, pra në moshën 44 vjeçare.

Në vitin 1980 transferohet si imam, hatib e mual-lim në xhaminë e Podujevës ku shërbeu deri në mars të vitit 1985. Në fund kthehet përsëri afër familjes dhe shërbeu si imam në xhaminë e fshatit Roganë deri më 1992.

Për të qenë imam i rregullt, prej viteve të ’70-ta, nevojitet diplomë e shkollës së mesme. Hafëz Idrizi edhe pse shkrim-lexim në gjuhën shqipe kishte arritur të mësonte nga disa fëmijë që vijonin shkollimin në atë kohë, ngase asnjëherë nuk ishte ulur në bankat shkollës fillore, për një afat të shkurtër kryen privatisht shkollën fillore dhe regjistrohet me korrespondencë në medresenë e mesme Alauddin në Prishtinë.Ishte përfaqësues i Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve për Anamoravë. Nga viti 1994-1998 emërohet kryetar i KBI në Kamenicë.

Hafëzi shquhej për mençurinë e tij të rrallë. Fjalët e tij të urta, shembuj e shumtë nga jeta praktike, por mbi të gjitha shpjegimet e ëmbla të mësimeve islame, gjë qe i joshnin gjithmonë vizitorin për ndeja e vizita më të shpeshta.

Lusim Allahun e Madhëruar që ta ketë marrë në mëshirën e Tij, si dhe ta ketë graduar me xhenet!

Duke u nisur nga rrethanat aktuale, dhe duke i respektuar thirrjet e institucioneve gjegjëse për shmangien e tubimeve të mëdha, familjarët nuk do të hapin të pame të organizuar.

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …