Prishtinë, 30 shtator 2013
Sot në  mëngjes nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ademi Jashari”, janë nisur për në Arabinë Saudite  besimtarët kosovarë për të kryer Haxhin.
Avioni i parë me 193 besimtarë kosovarë është nisur sot rreth orës 6:00 të ditës së sotme , i cili tashmë ka arritur në Medinë. Ndërsa po sot pasdite do të udhëtojnë edhe një grup me haxhilerë nga Kosova.

Për t’i përcjellë besimtarët tanë, në Aeroport kishin dalë familjarë, miq, përfaqësues të Këshillave të BI Islame dhe përfaqësues të Kryesisë së BIK.
Këtë vit Haxhin do ta kryejnë 800 besimtarë nga Kosova. Kryesia e BIK si çdo herë ka bërë përgatitjet e duhura.  Me haxhinjtë tanë në vendet e shenjte do të jenë edhe 37 udhëheqës, si dhe ekipi mjekësorë që do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhilerëve.
Në ditë në vazhdim për në Medinë do të shkojnë edhe dy avion të tjerë me besimtarë, njëri nesër e tjetri pas nesër.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…