Më 7 maj në prani të shumë xhematlinjve në mënyrë solemne u vu gurëthemeli i në themelet e xhamisë së vjetër të fshatin Strellcë (Deçan). Në këtë eveniment fetar nga Kryesia BIRK-së të pranishëm ishin z Ahmet Sadriu, drejtor për shtyp dhe veprimtari botuese, Nexhmedin ef.Hoxha anëtarë i Kryesis së BIK për rajonin e Pejës. z. Rexhep Luma ndihmës sekretar në BIK dhe Mr. Rexhep Suma, kryeredaktor i revistës “Dituria Islame” dhe Në pritje të mysafirëve ishte kryetari i KBI të Deçanit, Besim Halilaj me bashkëpunëtorë.
Në emër të KBI të Deçanit me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Musa Ukaj, sekretar në këtë Këshillë, i cili potencoi rëndësinë e institucionit së xhamisë në jetën e myslimanëve duke i falënderuar të gjitha ata që janë bërë sebep për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie duke lutur Allahun që kjo xhami të jetë në shërbim të popullit dhe të jetë qendër e edukimit të të brezave të rinj që të rriten në frymën islame. Në emër të Kryesisë së BIK dhe emër të Myftiut mr. Naim Tërnava fjalën e morri z Ahmet Sadriu, drejtor për shtyp dhe veprimtari botuese, i cili duke uruar xhematlinjëve për këtë projekt tha se kjo është dëshmi se këtu ka besimtarë dhe madhërohet Allahu xh.sh. Ky është një moment i shënuar për fshatin Strellcë dhe për KBI e Deçanit. Kjo është edhe një dëshmi se ky popull dhe ky xhemat kanë besimin në Allahun xh.sh., zbatojnë urdhëresat e tij dhe ndalohen nga haramet, pra praktikohet islami dhe nuk i frikësohen tjetër kujt përpos Allahut xh.sh. Muslimanët në xhami e kanë ndërtuar shtetin dhe ka qenë vend i projeksioneve dhe përgatitjen e gjeneratave të ardhme për tu përgatitur për sfidat e jetës.”Vëllezërit tanë nga Kuvajti kanë ndarë kafshatën e gojës që neve të ka krijojnë kushte dhe hapësirë për kryerjen e ibadeteve dhe ta adhurojmë Allahun këtu dhe lusim Zotit që ti shpërblejë të gjitha ata që kanë ndihmuar në fillimin e këtij projekti dhe lusim Zotin që sa më shpejt të përfundoj ndërtimi dhe të falemi bashkërisht në të. Poashtu dua të falënderoj edhe autoritetet komunale që ndanë këtë vend për ngritjen e kësaj xhamie, si dhe Shoqatën KAD nga Kuvajti me përfaqësuesin e saj z.Rashid Xharrum
Ndërtimin e kësaj xhamie e mundësoi Shoqata KAD nga Kuvajti me përfaqësuesin e saj Rashid Xharrum që edhe ai i uroi banorët për këtë projekt dhe tha se në kordinimn të plotë me Kryesin e BIK dhe në veçanti me Myftiun Tërnava kemi një bashkëpunim shumë ngushtë dhe do të vazhdojmë edhe me projekte tjera. Ky projekt u mundësua nga Bejtuz-zekat nga Kuvajti nëpërmjet shoqatës “Er-Rahmeh” në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me BIK-së.