Pas vizitës së Unionit, Myftiu Tërnava vizitoi Dijetarin e madh Islam, Dr. Jusuf Al Kardavi në rezidencën e tij më të cilin pati një takim të ngrohtë e vëllazërorë. Dijetari i shquar i dëshiroi mirëseardhje Myftiut si dhe shprehu admirimin e tij për popullin shqiptar në përgjithësi e sidomos për popullin Kosovës në luftën e tyre për liri dhe angazhim e kontributin për forcimin e shtetit te ri. Ai gjithashtu theksoi se populli shqiptar ka dhanë edhe kontributin e madh me dijetar të shquar në botën Islame.
Dr. Kardavi, gjithashtu shprehu interesimin e madh për zhvillimet e fundit ne Kosove duke vlerësuar lart rolin e BIK ut dhe kontributin e saj në tolerancën fetare dhe bashkëjetesën mes shqiptareve. Myftiu Tërnava falënderoi, Dr. Kardavin për pritje të ngrohtë si dhe e njohu atë me përparimet që ka shenjur Kosova. Myftiu u ndal më tepër në veprimtarinë dhe punën e BIK ut.
Myftiu Tërnava kërkoi nga dijetari i madh qe të ushtron ndikimin e tij tek shtete islame qe ende se kanë njohur Kosovë që të marrin një hap të tillë.
Myftiu gjatë qëndrimit në Doha, gjithashtu vizitoi edhe Universitetin e Katarit ku u prit nga Dekani i Fakultetit të sheriatit, Dr.Abdul Hakim Al Khalifi, te dy palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat akademike mes dy institucioneve.