Prishtinë, 19 shkurt 2013

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Shoqatën e të verbërve dhe personave me të pamur të dobësuar të Kosovës, ku është pritur nga kryetari, Buraj Kadriu. Me këtë rast Myftiu Tërnava pasi është njohur me aktivitet e shoqatës, drejtuesve të tyre u ka shpreh mbështetjen e BIK.

“Bashkësia Islame e Kosovës  në vazhdimësi  ka bashkëpunuar me Shoqatën e të verbërve dhe është  përpjekur, me mundësit e saj, që të ndihmoj komunitetin e te verbërve në forma të ndryshme, që nga aktivitet e lira, ndihmat materiale e deri tek botimi i literaturës islame në alfabetin e brajit.

Për nevojat e komunitetit tuaj ne më herët  kemi shtypur librin “Historinë Islame, broshurën  “Drita e Zemrës”, ndërsa tani së fundi kemi financuar botimin e përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe me alfabetin e Brajit”-, tha myftiu Tërnava.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së të verbërve Bujar Kadriu me këtë rast tha:
“Ndihem i privilegjuar me vizitën tuaj në selinë e shoqatë dhe ju falënderojmë për ndihmën e kujdesin tuaj, në veçanti të BIK në përgjithësi, për komunitetin tonë. Bashkëpunimi ynë më BIK është i hershëm, dhe mund të them se BIK ka qenë një ndër institucionet që na ka përkrahur e mbështetur në vazhdimësi.
Botimi i literaturë për komunitetin e të verbërve është një ndihmesë e madhe në rrugën tonë për integrimin në shoqëri, ndërsa  botimi i Kuranit në gjuhën shqipe më alfabetin e brajit do të bëj që edhe komuniteti ynë të njihet vet e  drejtpërdrejt me mësimet hyjnore.”
Myftiu Tërnava e kryetari Kadriu u dakorduan që të ardhmen  të bashkëpunojmë edhe më shumë.
Myftiu Tërnava  ua dorëzoj 20 kopje të përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe me alfabet të brajit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…