Bashkwsia eIslame e Kosovws nw koordinim me Qendrën Kosovare Për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës gjatë muajit shtator-tetor-nëntor dhe dhjetor të këtij viti mban (QKRMT) ka mbajtur disa seminare me disa imam të rajoneve të Prizrenit,Pejës,Prishtinës dhe Gjilan me temë bosh: Adresimi i stigmës të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë me ligjërues Psikologia Selvi Izeti dhe bashkëpunëtori i saj Imami Xheladin Fazliu.Në këtë seminar u fol për luftën e fundit në Kosovë la prapa vetes një mori tmerresh dhe sekretesh të errëta që asnjëherë nuk u zbardhën, duke filluar nga torturat, vrasjet e masakrat e civilëve e deri te përdhunimi i grave shqiptare dhe nëpërkëmbja e nderit dhe moralit të tyre. Ky është sekreti më i errët i luftës së Kosovës, sekret që mban në ankth shpirtëror për 20 vite me radhë, gra e burra të këtij vendi. Për shumë prej grave, ky është një gur i rëndë “turpi”, ndërsa për shumë prej burrave, përdhosje e “krenarisë” mashkullore. Dhunimi i grave, nënave, nuseve të reja shqiptare nga forcat serbe, ishte forma më e egër dhe tronditëse që preku thellë ndjenjat e popullit shqiptar. Dhunimi (seksual) konsiderohet dhe është vepër penale e cila radhitet si krim kundër njerëzimit.Dhe shumë gra, vetëm fizikisht ndodhen sot në shtëpitë e tyre. Ato ende nuk u kthyen! Ne duhet të lejojmë dhe mundësojmë këtë kthim. Që të mos mbajmë ende, edhe 20 vite pas lufte, anën e përzënësve të tyre të dhunshëm! Stigma parandalon shumë të mbijetuar (gra dhe burra) të dhunës seksuale në Kosovë që të raportojnë rastet dhe të kërkojnë drejtësi. Akoma mungojnë ofruesë të specializuar të shërbimeve për të ndihmuar të mbijetuarit e dhunës seksuale. Kosova ka arritur me shumë vështirësi të bëjë disa hapa për të luftuar stigmën dhe vendosur drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Në fund ishte konstatim I përbashkët se është koha kur duhet vendosur drejtësinë dhe mbyllur këtë faqe. Dhe për këtë nevojitet mobilizim gjithë popullor, sikur në kohë lufte! Sepse stigma? Stigma vret!
-
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e… -
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…