18 nëntor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me ftesë nga ministri për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, po qëndron në vizitë zyrtare disaditore në Arabinë Saudite. Në ditën e parë të vizitës zyrtare, Myftiu Tërnava u prit në takim nga ministri për Çështje Fetare të Arabisë Saudite dr. Abdul-latif Al-Shejh.

Nikoqiri i dëshiroi mirëserdhje Myftiut dhe e falënderoi për vizitën. Ministri saudit theksoi se Arabia Saudie, me popullin, qeverinë dhe me mbretin  e saj Selman bin Abdulaziz  AL Saud dhe trashëgimtarin e Fronit Muhmed bin Selman janë të përkushtuar për bashkëpunim, mirëqenie dhe prosporitet për të gjithë popujt e botës.  Ai theksoi se populli i Kosovës ka vend të veçantë në zemrat e popullit saudit.

Ministri për Çështje Fetare i Arabisë Saudite e njohu Myftiun me punën madhore që po bën Arabia Saudite në luftimin e ektremizmit, terrorizmit dhe radikalizmit dhe me kontributin e madh që po jep për t’u respektuar të gjitha besimet dhe për një bashkëjetesë të të gjithëve pa dallim feje, race, gjuhe dhe etnie.

Myftiu Tërnava falënderoi Mbretërinë e Arabise Saudite për përkrahjen ofruar Kosovës në periudha të ndryshme dhe në sfera të ndryshe. Ai gjithashtu e njohu nikoqirin me punën dhe aktivitetin e BIK-ut duke theksuar përkushtimin e Bashkësisë Islame për kultivimin e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare ndërmjet qytetarëve të Kosovës.

Nga ana e tij, ministri saudit çmoi punën dhe kontributin e BIK-ut në Kosovë dhe vlerësoi shumë angazhimet e Myftiut dhe të BIK-ut  për ta afirmuar shtetësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai potencoi gatishmërinë e qeverisë së Arabisë Saudite për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme dhe gatishmërinë e ministrisë që ai udhëheq për bashkëpunim me BIK-un.

Në fund të takimit, të dy palët nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Ministri saudit dhe Myftiu Tërnava i dhuruan njëri-tjetrit dhurata simbolike.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…