Prishtinë, 22 tetor  2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim atasheun për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë z. Nevzat Akin.

Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi mirëseardhje z. Akin dhe më pas e falënderoi për vizitën duke potencuar marrëdhëniet dhe koordinimin shumë të mirë që ka me vendin mik të Turqisë .

 Në këtë vazhdë, ai theksoi bashkëpunimin shumë të mirë që ka me Diyanetin dhe qeverinë e Turqisë dhe shprehu dëshirën që edhe më tej të vazhdojnë të kontribuojnë në Kosovës, si në aspektin e restaurimit të shumë objekteve  fetare e kulturore nga ana e Turqisë ashtu edhe në  përpjekjet e vazhdueshme që Kosova të integrohet në rajon dhe në mekanizma ndërkombëtarë.

Nga ana e tij, atasheu Nevzat Akin falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen  duke  shprehur bindjen dhe gatishmërinë që edhe më shumë të intensifikohet bashkëpunimi me institucionin e Bashkësinë Islame të Kosovës, duke çmuar kontributin dhe përpjekjet  e Myftiut Tërnava  që Kosova të jetë një vend i qetë ku pjesëtarët e të gjitha feve të jetojnë në paqe dhe siguri.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…