21 tetor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, sot priti  në takim ambasadorin e Norvegjisë z. Jens Erik Grondahl. Myftiu Tërnava i shprehu mirënjohje për përkrahjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës, vlerësoi  marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Kosova me Norvegjinë dhe falënderoi  për përkrahjen që shteti i Norvegjisë i jep Kosovës në të gjithë mekanizmat rajonalë dhe ata ndërkombëtarë.

Ndërkaq, ambasadori Grondahl falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe çmoi kontributin e Myftiut  dhe të BIRK-ut që po japin në ndërtimin e Kosovës tolerante,  ku të gjitha fetë të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…