Prishtinë, 25 shtator

Sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut, Ahmet ef. Sadriu, i shoqëruar nga zv. sekretari i Kryesisë, Rexhep ef. Luma, inspektuan punimet në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës për të bërë pranimin teknik të objektit. Ata fillimisht u pritën nga  kryetari i KBI-së së Kamenicës Bejtullah ef.Hashani.
Sekretari Sadriu pa nga afër punimet që janë zhvilluar në këtë objekt, si dhe u njoh nga përgjegjësit me ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve. “Ne, si komision i caktuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, jemi sot këtu për të inspektuar punimet në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës dhe sot po e bëjmë pranimin teknik të objektit që do të vendosen në të  zyret e KBI-së së Kamenicës”, – theksoi sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut, Ahmet ef. Sadriu. Hapja e objektit do të bëhet shumë shpejt.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…