Prishtinë, 18 shtator 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, i shoqëruar nga kryeimami i BIRK-ut, Sabri ef Bajgora, zëvendëssekretari, Rexhep ef. Luma dhe zëvendëskryeimami Fatmir ef.Iljasi, sot inspektuan punimet në objektin e hifzit ”Mehmet Akif Ersoj “të Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës, ndërtimi i të cilit është në fazën finale. Myftiu fillimisht u prit nga kryetari i KBI-së së Pejës Musli ef. Arifaj dhe administrata, ai e njohu Myftiun Tërnava me aktivitetin dhe punët që janë duke u bërë në KBI të Pejës si dhe me jetën e përgjithshme fetare në këtë komunë.

Myftiu Tërnava më pas pa nga afër punimet që janë duke u zhvilluar sipas planit të paraparë në objektin vakëf të këtij këshilli, si dhe pa punët për restaurimin e Qarshi Xhamisë, e cila është po ashtu në fazën finale të restaurimit si dhe u njoftuan nga përgjegjësit për ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve.

Myftiu Tërnava u nda i kënaqur me punimet, falënderoi donatorin, Myftininë e Jalloves nga Turqia për ndërtimin e këtij objekti, duke potencuar se institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës dita-ditës po përmirësojnë dukshëm infrastrukturën e objekteve fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…