9 shtator 2019

Sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Ahmet ef. Sadriu, i shoqëruar nga zëvendëssekretari i Kryesisë, Rexhep ef. Luma, sot inspektuan punimet në objektin vakëf të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut.

Këta panë nga afër punimet që janë zhvilluar në objektin vakëf të këtij këshilli, si dhe u njoftuan nga përgjegjësit mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve. Sekretari Sadriu u nda i kënaqur me punimet, e po ashtu falënderoi donatorin për ndërtimin e këtij objekti, duke potencuar se institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës dita-ditës po përmirësojnë infrastrukturën e objekteve fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…