Të dashur nxënës,

Sot fillon një kapitull i ri për ju. Shkolla është një shtëpi e re për ju, në të cilën do të kaloni kohë duke mësuar e duke u përgatitur për sfidat e jetës. Dituria është rruga më e shkurtër drejt qytetërimit. Ne, si popull i përvuajtur e i shtypur që kemi qenë, për t’iu bashkëngjitur popujve të zhvilluar, na duhet të përkushtohemi më shumë se të tjerët në edukim dhe arsimim. Ndaj, sot, mos e shihni të tepërt kërkesën time që të jepni nga vetja çdo gjë vetëm e vetëm që të mësoni, sepse ju jeni ardhmëria e këtij vendi. Fati i këtij populli varet shumë edhe nga ju, nga angazhimi dhe përgatitja juaj profesinale.  

Andaj më lejoni që si prind, qytetar dhe Myfti i vendit tonë, t’iu uroj për këtë vit të ri shkollor duke e lutur Zotin e Gjithëdijshëm që t’iu mësojë, t’iu ruajë, t’iu jep shëndet dhe sukses! Do të doja të veçoj me urim edhe nxënësit e  Medresesë Alauddin me paralelet e saja fizike në Gjilan dhe Prizren duke kërkuar prej tyre që reputacionin e kësaj shkolle dhe prestigjin e fituar ndër vite si shkolla më e suksesshme ta ruajnë e ta mbajnë edhe për shumë vite.

Urimet e mia janë edhe për gjithë mësuesit e mësueset dhe personelin edukativo arsimor në të gjithë vendin. Qofshi të ndihmuar nga Zoti!

I juaji,
Mr. Naim TËRNAVA Myfti i Republikës së Kosovës

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…