Prishtinë, 22 shtator 2011

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke pasuar parasysh gjendjen në të cilën gjendet Kosova, sidomos duke pasuar parasysh gjendjen në veri të vendit si dhe angazhimin e lidershipit të Kosovës në Asamblenë e OKB për proceset më madhore të vendit, nuk përkrah e as nuk mbështet asnjë lloj proteste a manifestimi të paralajmëruar për nesër më 23 shtator, e që mund të këtë ndikim në stabilitet e institucione të vendit dhe që krijon imazh jo të mirë për Kosovën dhe institucionet e saj. 

 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbetet e përkushtuar që në rrugë institucionale e kushtuese, së bashku me mekanizmat vendor e ndërkombëtare të gjejë zgjidhje për të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe të drejtën e shkollimit të nxënësve që bartin shaminë.

Kryesia mbetet e përkushtuar që besimtarët tanë, e në këtë kontekst edhe nxënësve të besimit islam që manifestojnë hapur besimet e tyre në shtetin e Kosovës të gëzojnë të gjitha liritë pa asnjë pengesë. Besimtarët tanë janë qytetarë të shtetit të Kosovës dhe si të tillë duhet që të gëzojnë të gjitha të drejta që janë të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe Konventat Ndërkombëtare, siç janë:

– e drejta e besimit,

– e drejta e manifestimit të lirë të besimit,

– e drejta e shkollimit,

– e arsimimit,

– e drejta e punësimit.

Ne si popull e shoqëri kemi qenë mjaft të diskriminuar e të shtypur, andaj nuk pranojmë e as nuk preferojmë që në shoqërinë tonë të ketë diskriminim, mohim, shtypje, segregacion për shkak të besimit etnisë apo gjuhës.

Apelojmë te të gjithë faktorët, që të jenë në nivel të përgjegjësive që kërkon situata dhe vendi.

Kryesia e BI të Kosovës

  • Konkurs

    Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…