Prishtinë, 24 maj 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, me një pjesë të kabinetit mori pjesë në iftarin që shtroi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me nënkryetarin Besnik Bislimi, sekretaren organizative Vlora Haxhimehmedi, deputeten Albulena Haxhiu, anëtarët e kryesisë Arben Vitia e Ajet Potera dhe drejtoreshën e drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Mitrovicë Nazane Kërveshi.
Në atmosferën miqësore të iftarit u diskutua për bekimin e madh që është bashkëpunimi mes traditave, kulturave e feve të ndryshme te shqiptarët. Mesazhi i ramazanit, ai i vetëpërmbajtjes, i të qëndruarit bashkë me komunitetin, në solidaritet e në punë, në gëzime e sfida.
Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Kurti për iftarin dhe respektin që i bëhet BIRK-ut duke e lutur Zotin për mirëqenie të gjithëmbarshme të kombit tonë dhe tërë njerëzimit.
Kryetari Kurti e Myftiu Tërnava, uruan për një Ramazan e agjërim të mbarë në këto ditë të mbetura.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…