16 maj 2019
Për vendin e punës roje nate në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës
Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Të ketë përgatitje të mesme
- Të ketë një vjet përvojë pune
Dokumentet e nevojshme:
Kërkesa së cilës i duhen bashkëngjitur këto dokumente:
- Diploma e shkollës së mesme
- Vërtetimi për përvojën e punës
- Certifikata e lindjes
- Certifikata e shëndetit (e mjekut)
- Certifikata se nuk është nën hetime
- CV-ja – të dhënat personale
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale.
Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga dita e publikimit në web faqen e Kryesisë së BIK-ut.
Dokumentet e kompletuara dorëzohen në sekretarinë e Kryesisë së BI-së.
Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.