Në fshatin Biti (Shtërpcë), më 26 prill, në prani të autoriteteve më të larta të BIK, KBI të Ferizajt, zyrtarëve komunal e shumë xhematlinjëve ka filluar rindërtimi i xhamisë së re. Imami i këtij fshati Abdyl ef.Hasani  me përkushtim e devotshmëri ka kryer  për 38 vitesh radhazi dhe po kryen detyrën e imamit, mualimit dhe vaizit në këtë xhami.

Ai ndjehej shumë i lumtur  dhe nuk mundte t’i fshihte emocionet e gëzimit dhe të haresë në këtë inaugurim. “Rindërtimi i kësaj xhamie ka një rëndësi historike dhe strategjike për shkak të konfiguracionit që ka në këtë anë.{jathumbnail} Falënderoj Kryesinë e BIK, dhe organizatën nga Kuvajti si  dhe organet komunale që kanë ndihmuar  në këtë rast”, iu ka thënë të pranishmëve Abdyl ef. Hasani. Në fjalën e rastin  Ahmet ef Sadriu solli përshëndetjet e Myftiut të Kosovës Naim ef Tërnavës dhe të pranishmëve ua përkujtuar ajetin kuranor se ndërtimi dhe rindërtimin e xhamive e bëjnë ata besimtarë të cilët kanë imanin e thellë në Allahun xh.sh dhe në ditën e gjykimit …Kjo javë ishte e bereqetshme pasi anekënd Kosovës së bashku me donatorët kemi nisur  ndërtimin e shumë xhamive. Unë falënderoj edhe donatorin por edhe organet komunale për kontributin e dhënë që ky projekt të filloj së ndërtuari. Këtu afër  është edhe shkolla e fshatit që së bashku do ta plotësojnë mozaikun e këtij fshati dhe që të dyja janë në funksion të xhematit dhe ndërtimit  dhe edukimin e  gjeneratave të reja.  Fehmi Mehmeti kryetar i  KBI të Ferizajt  përgëzoi imamin për insistimin permanent që kjo xhami të rindërtohet sot dhe kjo këmbëngulësi tregon sinqeritetin dhe përkushtimin për fjalën e Zotit dhe ngritjen dhe ruajtjen e islamit në këtë vend që nuk ka qenë edhe e lehtë.  Në emër të Organizatës.
 “Kosova për Ndihmë dhe Zhvillim  (KAD),donatorit nga Kuvajti  foli Shaqir ef Kçiku,  që pos tjerash tha se ky inaugurim të jetë një hap i mbarë, ku populli i kësaj ane  kanë kushte më të mira për t’iu lutur Zotit dhe për të mos u shpërngulur nga këto troje  stërgjyshore  të banuar me shqiptarë. Kurse në emër të KK të Shtërpcës këtë inaugurim e përshëndeti  Beqir Fejzullahi, i cili konfirmoi se  komuna vazhdimisht  është në shërbim të KBI dhe të imamëve që të ngrisim xhami e shkolla që të mos shpërngulet popullata shqiptare nga këto anë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…