Dubai, 7 shkurt 2019

Gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe Myftiu Naim ef. Tërnava i shoqëruar nga ndihmës sekretari i BIK-ut, Rexhep ef. Luma dhe shefi i kabinetit Besim ef. Mehmeti, vizitoi të enjten Shoqatën bamirëse “Dubai Charity” në selinë e saj në Dubai. Aty Myftiu u prit nga kryetari dr. z. Ahmed Mismar.

Myftiu falënderoi nikoqirin për mikpritjen si dhe njohu nikoqirin për ecurinë e projekteve të ndryshme të BIK në Kosovë, duke falënderuar për përkrahjen e ofruar BIK.

Të dy palët biseduan për bashkëpunim në realizimin e projekteve të ndryshme të BIK-ut dhe u dakorduan për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit

Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…