Prishtinë, 04 janar 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, pritën në takim kryetarin e xhamisë së Shoqatës Kulturore Myslimane të Pajernit të Zvicrës, z. Mehdi Shahinin dhe imamin Avdullah Thaçin.
Myftiu Tërnava i falënderoi mysafirët për vizitën, e më pas i njohu me punët dhe angazhimet e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Mysafirët e falënderuan Myftiun Tërnava për pritjen dhe shprehën angazhimin e tyre për bashkëpunim të mëtutjeshëm.