Prishtinë, 29 dhjetor 2018
Kuvendi i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, më datë 29 dhjetor 2019, të cilën e kryesoi kryetari i Kuvendit të BIRK-ut, dr. Ajni Sinani, në rend të ditës pati edhe shqyrtimin dhe miratimin e projektbuxhetit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për vitin 2019.
Para kuvendarëve të BIRK-ut, projektbuxhetin e paraqiti drejtori financiar Kasim Gërguri, i cili arsyetoi dhe sqaroi projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Pas shqyrtimit, Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, me shumicë votash miratoi buxhetin e Kryesisë për vitin 2019.
Në mbledhje u shtruan edhe shumë çështje të tjera të ndryshme.