Prishtinë, 13 janar 2012

Foto

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, priti sot në një takim Myftiun e Kosovës, z. Naim Tërnava, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, z. Ejup Ramadani.

Në takimin e ngrohtë e vëllazëror, z. Muça dhe z. Tërnava, biseduan për Haxhin 2011, mbarëvajtjen e tij si dhe për xhaminë e madhe të Tiranës. Myftiu Tërnava përgëzoi kryetarin Muça për organizimin e suksesshëm të haxhit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Përsa i përsa i përket ndërtimit të xhamisë së madhe në Tiranë, ai theksoi se më në fund do të ndërtohet ajo që besimtarët myslimanë e kanë pritur prej vitesh në mënyrë që të mos i kryejnë ritet fetare nëpër rrugë, një pamje, kjo sipas tij, jo fort e hijshme.

Nga ana e tij kryetari H. Selim Muça, falënderoi Myftiun Tërnava për këtë vizitë miqësore, duke premtuar se shumë shpejt edhe ai do të vizitojë Bashkësinë Islame të Kosovës.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtues të lartë të KMSH.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…