Prishtinë, 26 dhjetor 2018
Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot, më datë 26 dhjetor 2018, ditë e mërkurë, u nis grupi i radhës për kryerjen e Umres.
Ky grup fillimisht do ta vizitojë Mekën, ku do të qëndrojnë 6 ditë, për të vazhduar më pas me vizitat në Medine, ku do të qëndrojnë 4 ditë.
Këtij grupi do t’i prijë drejtori i medresesë së mesme “Alauddin” z. Jakup Çunaku.