Prishtinë, 12 dhjetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava mbajti një fjalim në Konferencën e Ligës Botërore Islame me temën “Uniteti Islam – Rreziqet e etiketimit dhe përjashtimit”, e cila po mbahet në Meke të Arabisë Saudite.

Myftiu Tërnava tha para të pranishmëve se ndodhet këtu për të folur për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e unitetit islam nga këndvështrimi fetar.

“Nisur nga realiteti i përgjegjësisë dhe përvojë sime praktike, do të doja të ndaja me ju disa mesazhe që synojnë arritjen e asaj që shpreson kjo konferencë, kur kihet parasysh se ne ndodhemi në një kohë bashkëkohore, në të cilën kemi nevojë urgjente për të unifikuar fjalët dhe radhët tona, si dhe për ta paraqitur tolerant islamin dhe trashëgiminë islame për të gjithë botën, gjë për të cilën nga ka urdhëruar Allahu në Kuran, duke thënë: “Dhe kapuni të gjithë fort për litarin e Allahut”, tha ndër të tjerash Myftiu Tërnava.

Ai gjithashtu përmendi rolin dhe rëndësinë e dijetarëve për mësimin e bazave të fesë islame, për të cilët tha se: “Dijetarët u angazhuan gjithmonë për mësimet dhe bazat e fesë islame, si dhe për përqendrimin e vëmendjes në dashurinë ndaj Zotit dhe në përhapjen e dashurisë mes qenieve njerëzore, pavarësisht ngjyrës, gjuhës, besimit. Qëndrimi larg vlerave fetare dhe mungesa ekomunikimit ka bërë që disa komunitete të keqkuptojnë njëri-tjetrin dhe kështu të lindin intriga dhe armiqësi.”

Myftiu Tërnava gjithashtu foli edhe për funksionimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila në gjirin e saj ka kuadro të diplomuar nga e gjithë bota islame dhe ka mbi 2000 punëtorë të cilët ndjekin politikën e afrimit dhe integrimit e jo të përjashtimit.

“Interpretimi i gabuar dhe devijues i mësimeve fetare islame nga individë apo grupe jozyrtare dhe jo të përgatitur që i shërbejnë një agjende të caktuar është një nga faktorët më të rrezikshëm të cilët shpijnë në logjikën e përjashtimit dhe ekstremizmit. Pavarësisht vështirësive dhe sfidave me të cilat përballet BIRK-u, qoftë gjatë dhe pas luftës, i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë e tij dhe po bën përgatitjet më të mëdha për ngritjen e vetëdijes fetare të qytetarëve në tërë Kosovën dhe ka paralajmëruar rrezikun nga klasifikimi dhe përjashtimi, duke sqaruar rëndësinë dhe nevojën e unitetit dhe bashkimit nën ombrellën e BIRK-ut. Dijetarët dhe hoxhallarët shqiptarë qoftë në fushën fetare por edhe në atë kombëtare gjithnjë ftuan në unifikim të radhëve dhe për mospërçarje, duke ofruar shembullin më të mirë të bashkëjetesës mes feve dhe komunitetevetë ndryshme fetare. Kosova edhe pse ka më shumë se 95% myslimanë, prapë se prapë ka sfidat më të vështira se çdo vend tjetër në Ballkan, pasi që institucionet fetare zyrtare kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë për ta realizuar programin e saj, i cili shkon drejt unifikimit të ymetit islam për t’u ruajtur nga logjika e përjashtimit dhe ekstremizmit.”

Ai specifikoi se takimet e tilla të këtij niveli janë një element shtytës i fortë që të japim edhe më shumë kontribut për përhapjen e kulturës së afrimit në shoqëritë tonë, në të njëjtën kohë duke tërhequr vërejtjen nga logjika e përjashtimit dhe ekstremizmit.

Në fund të fjalës së tij, Myftiu Tërnava apeloi te qeveritë dhe shtetet islame që konluzat që do të dalin nga kjo konferencë të jenë unike dhe të paraqesin një imazh të ndritur të fesë sonë të pastër islame.

Krejt në fund ai falënderoi mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulazizal Saud, si dhe sekretarin gjeneral të RABITA-s, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa për organizimin dhe ftesën.

Në këtë konferencë po marrin pjesë delegacione zyrtare nga më shumë se 127 shtete.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…