Prishtinë, 12 dhjetor 2018
Nën patronatin e mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Saud, në Meke po mbahet konferenca islame globale me temën “Uniteti Islam – Rreziqet e etiketimit dhe përjashtimit”, nën organizimin e Ligës Botërore Islame -RABITA.

Hapja e konferencës filloi me lexim të Kuranit nga Dr. Muvafak Dejlemi.

Fjalën hyrëse e mbajti Myftiu i Libanit dr.Abdulatif Fajez Derjan, cili theksoi rëndësinë e kësaj konference globale, ku theksi se Bota Islame sot po ballafaqohet me një kërcënim serioz nga këto dy çeshtje të cilat shkaktojn përqarje në mes të Ummetit. Ky takim global synon ofrimin dhe bashkëpunimin mes muslimanëve anekënd botës.
Kjo gjendje na obligon që të ndërmarrim hapa për unitet me një sinqeritet.
Në fjalën e tij Sekretari Gjerenal i OBI dr.Jusuf Al Uthejmin shpalosi aktivetet dhe aktet e ndërmara në nivel politik dhe global për të thirur në unitet dhe bashkëpunim duke theksuar themelimin e shumë mekanizmave dhe instiutcioneve në nivel global.
Në hapjen e konferencës foli edhe sekretari gjeneral Dr. Muhamed Abdul Kerim Al Isa falenderoi të gjithë pjesëmarresit të cilët iu përgjigjen ftesës se RABITAS dhe theksoi se ky tubim global është një shpresë e madhe për unitet. Ai theksoi se pas hulumtimeve është konstatuar se mungesa e dialogut të sinqertë dhe respektuar, dhe bashkëbisedimit është një prej shkaktarëve të përçarjes, gjithashtu etiketimi i padrejtë është një shkak tjetër për përçarje.
Ai njoftoi se kësaj ftese iu pergjigjën delegacione zyrtare nga më shumë se 127 shtete. Ai i cili shpalosi aktivitetet e kësaj organizate globale të ndërmarra kundër këtyre dy fenomeneve dhe rolit të tyre në përçarjen e unitetit Islam, dhe kërkoi që konferenca të dalë me kontribut të madh kundër kësaj dukurie të rrezikshme.
Pastaj fjalën e mori myftiu i Arabisë Saudite, Abdul Aziz Al-Sheikh, cili theksoi rëndësinë e kësaj konference duke u përqendruar në citatet kuranore dhe thëniet profetike që thërasin në unitet dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
Myftiu saudit bëri thirrje të hulumtohen dhe të luftohen të gjitha shkaqet që nxisin këtë fenomen.
Në emër të mbretit të Arabisë Saudite foli këshilltari special dhe emiri i Mekës, Halid Al Fejsal. Duke i përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit dhe duke u dëshiruar mirëseardhje në këtë konferencë të rëndësishme, ai përcolli edhe përshëndetjet e mbretit Selman bin Abdulaziz Al Saud.
Duke theksuar se Arabia Saudite është e përkushtuar në unitet dhe bashkëpunim.
Gjatë ceremonisë hapëse folën edhe Kryetari i Këshillit të lartë të Fetvas në Algjeri Dr.Bu Abdullah Muhamed Gulam, Myftiu i Egjiptit Dr. Shevki Alam, Sekretari , Kryetari i Këshillit të Emirateve për Fetva Abdulla bin Bejah, Myftiu i Saudis, Abdul Aziz Al Sheikh. Myftiu i Saudisë tha se uniteti është një nga themelt bazë të këtij umeti i cili bashkohet në adhurim të Allahut Një i Cili na porositi në ajete të shumta për unitet, gjithashtu edhe porosit profetike të shumta të cilat ftojn në unitet dhe ndalojnë nga përçarja.
Konferenca do të zgjasë dy ditë ku pritet që edhe myftiu Tërnava ta paraqesë kumtesën e tij në këtë konferencë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…