Prishtinë, 8 dhjetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot mori pjesë në Forumin për promovimin e paqes në shoqëritë islame që po zhvillohet në Abu Dabi më 8-9 dhjetor me temën “Adresimi i sfidave globale: Të menduarit dhe veprimi së bashku”. Këtë konferenë po e organizon Këshilli evropian për liderët fetarë.

Në këtë konferencë një fjalë rasti pati edhe myftiu Tërnava , si dhe diskutantët kanë diskutuar në vorkshope duke kontribuar me ide dhe mendime të ndryshme në lidhje me temën në fjalë.

Në këtë konferencë studiuesit nga e tërë bota do të diskutojnë dhe trajtojnë rolin dhe përgjegjësitë e liderëve fetarë në shoqëri në përgjithësi. Po ashtu vend të rëndësishëm në këtë diskutim do të zë edhe roli dhe përgjegjësitë i liderëve fetarë në çështjet e migrimit dhe kundër urrejtjes.

Konferenca do të vazhdojë punimet edhe nesër.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…