Prishtinë, 15 nëntor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim, z. Shaban Muratin, Ambasador Karriere, i shoqëruar nga z. Mehdi Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Fondacionit “Alsar” dhe z. Beqir Ismaili, drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike.
Myftiu Tërnava fillimisht u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe i falënderoi ata për vizitën, e më pas i njohu me punët dhe angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Nga ana e tij, z. Shaban Murati, e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe e uroi atë për mandatin e ri në krye të BIRK-ut, duke i dëshiruar mbarësi dhe punë të suksesshme.