Prishtinë, 12 nëntor 2018
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit, z. Sulejman Fejzullahu, së bashku me stafin e administratës dhe me imamët e këtij Këshilli sot qëndruan për vizitë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, në të cilën u mirëpritën nga kryetari i porsazgjedhur, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Këta uruan Myftiun Tërnava për mandatin e ri, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.