Prishtinë, 07 nëntor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, z. Arban Abrashin.
Deputeti Abrashi uroi Myftiun Tërnava për zgjedhjen në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe e përgëzoi atë për punën e deritanishme.
Ndërkaq, Myftiu Tërnava falënderoi deputetin Abrashi për urimet dhe shprehu gatishmërinë që të punojnë të gjithë së bashku në të mirë të qytetarëve.