Prishtinë, 07 nëntor 2018
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës Sevdail Jakupi së bashku me një pjesë të stafit administrativ qëndruan sot për urime në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Këta u mirëpritën nga kryetari i porsazgjedhur i këtij institucioni, Myftiu Naim ef. Tërnava, të cilin e uruan për zgjedhjen si Myfti i Kosovës, duke i dëshiruar bereqet dhe punë të begatshme.